Osmani: Duhet të ndryshojë qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dakordimit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Ohër ka ka thënë se ndaj Serbisë nuk ka asnjë pritje sa i përket mosnënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Osmani po ashtu ka thënë ka thënë se Kosova është dëshmuar se është e vetmja palë që është treguar konstruktive dhe e interesuar për paqe dhe stabilitet.
“Pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”.
“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, ka thënë Osmani
Kosova dhe Serbia të shtunën me 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve./21Media