Osmani dy ditë në Tiranë, publikohet agjenda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore më 4 dhe 5 shtator homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenca ka publikuar agjendën e këtij takim

“Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin”, thekson Presidenca në njoftimin e saj.

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40-12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Back to top button