Osmani e quan femicid vrasjen e 21 vjeçares: Mjaft më me dënime qesharake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj. Ajo e ka quajtur këtë femicid, derisa ka bërë thirrje që shoqëria të bashkohet kundër këtij fenomeni.

Ajo po ashtu ka bërë apel për ndaljen siç ka thënë ajo të dënimeve qesharake.

“Edhe një burrë që vranë një grua!Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.

Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.

Ngushëllime të sinqerta familjes!Dënim maksimal për vrasësin!”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button