Osmani: E tmerruar nga sulmet terroriste në Izrael

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.
Në llogarinë e saj në platformën X e njohur më parë si “Twitter”, ajo ka shprehur solidaritetin e plotë me popullin dhe shtetin e Izraelit.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023
Të paktën 22 izraelitë janë vrarë pas një sulmi të paprecedentë të papritur palestinez.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit thotë se të paktën 545 persona kanë mbetur të plagosur.