Osmani emëron Learta Hollajn shefe të stafit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Shefe të Stafit, Learta Hollajn, e cila deri tani ka mbajtur postin e zëvendësshefes së Stafit të presidentes.
Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të Osmanit katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të presidentes, thuhet në njoftimin e presidencës.
Osmani e ka falënderuar Hollajn për angazhimin e deritashëm në pozitën e zv. Shefes së Stafit dhe i ka uruar sukses në përmbushjen e objektivave të presidentes dhe Kabinetit të saj nga pozita e sapoemëruar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?