Osmani falënderuese ndaj Luksemburgut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.
Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Kosovës me Luksemburgun, si një nga kontribuuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.
Në veçanti, Osmani shprehu falënderimin për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.
Nga ana e tij, Fayot vlerësoi progresin e gjithëmbarshëm në Kosovë, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive./21Media

Back to top button