Osmani: Fehmi Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka shtuar se Agani tërë jetën e kaloi në përpjekje për përjetësimin e idealeve të brezave të tërë për liri e pavarësi të Kosovës.

“Profesor Agani luftoi tërë jetën për idealin e shqiptarëve për liri dhe e mbajti të gjallë vazhdimisht ëndrrën për ta parë të jetësuar atë”, ka shkruar ndër tjera Osmani në Facebook.

Bashkudhëtar politik të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ajo e ka cilësuar Aganin, duke shtuar se ai ishte njeriu i dijeve e të ideve për konsolidimin e shtetit./21Media 

Back to top button