Burgim i përjetshëm për dy turistët amerikanë që vranë policin italian

 

Dy turistë amerikanë gjatë një udhëtimi në Romë, në vitin 2019, u arrestuan nën dyshimin se kanë vrarë një oficer policor.

Oficeri Italian, i identifikuar si Mario Cerciello Rega ishte qëlluar rreth tetë herë, afër hotelit në të cilin dy 19 vjeçarët po qëndronin.

Rega, u konstatua i vdekur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së premtës, më 26 korrik të vitit 2019.

Sipas policisë, dy të dyshuarit kishin dalë për të blerë drogë por, në fakt e kishin vjedhur atë dhe pasi pronari t’a ketë raportuar policinë, tashmë i ndjeri Mario Cerciello Rega, në tentim për t’i kapur së bashku me kolegun e tij, qëllohet për vdekje.

Dy të arrestuarit, të identifikuar si Finnegan Lee Elder dhe Gabriel Natale Hjorth, të cilët vranë dhe tentuan të fshehin thikën, u është shqiptuar masa e dënimit me vdekje, nga gjykata në Itali.

Njerka e të ndjerit, oficerit Rega tha, “Ne vetëm mund të falënderojmë për punën e komplikuar të gjykatës, të falënderojmë avokatët tanë të talentuar dhe të gjithë njerëzit që qëndruan krah Marios sepse e njohën atë”.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në atë kohë të dy oficerët nuk kishin të veshur uniformat dhe nuk ishin të armatosur.

Ndërkohë, nga deklaratat e të arrestuarëve, thuhet se oficerët i kanë sulmuar të parët dhe se e kanë qëlluar atë për të mbrojtur veten./21Media

Back to top button