Osmani fillon vizitën e saj në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cla dje udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Sot bashkë me zotërinë e parë, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.
Po ashtu presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.
Në Romë, Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Ata do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

Back to top button