Osmani gradon inspektore gjenerale në FSK, Irfete Spahiun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK, Irfete Spahiun.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
E para e shtetit ka thënë se FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht.
“Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK. Është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta kemi gjeneralmajore një grua. Gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Back to top button