Dhjetë të vrarë dhe 35 të plagosur në sulmet në Dnipro

Dhjetë persona janë vrarë dhe 30-35 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa ruse kundër një baze të Gardës Kombëtare në distriktin Dnipro.
Kështu ka bërë të ditur kreut të Qendrës së Mbrojtjes Territoriale, Hennadiy Korban, shkruan BBC.
Ky i fundit tha se tri raketa janë lëshuar nga rajoni  Rostov i Rusisë.
Ndërsa guvernatori i këtij rajoni, Valentyn Reznichenko ka thënë se shpëtimtarët po kalonin nëpër rrënoja për të kërkuar njerëz pasi u dëgjuan shpërthime gjatë natës./21Media

Back to top button