Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas rezultatit të shpallur nga Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” e cila merret me luftën kundër korrupsionit, ka thënë se luftimi korrupsionit ishte një ndër prioritetet kryesore të institucioneve të reja.
Pas rezultatit ku Kosova shënoi rritje prej 17 pozitave, Osmani tha se kjo tregon se vendi është duke ecur hap pas hapi drejt çrrënjosjes së korrupsionit.
“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, ka shkruar Presidentja e vendit.

Ndryshe, Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve, Kosova është radhitur e 87-ta. Në mesin e 180 shteteve, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria është radhitur e 110, Maqedonia e Veriut e 87, Mali i Zi i 64 dhe Serbia e 96./21Media

Back to top button