Haradinaj: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të mërkurë ka drejtuar ankesa ndaj shtetit duke përmendur numrin e viktimave, të infektuarve me Covid-19 por edhe gjobat e shqiptuara për mosrespektim të masave antiCovid.
Ai tha se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz, e jo se si u gjobitën.
“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë”, ka shkruar Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.
Haradinaj ka thënë se “ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij”.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm dje janë shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba, kurse të martën 3 mijë e 981 të tilla.
Dënimet për gjobat sillen nga 35 euro deri në 2000 euro./21Media

Back to top button