Osmani i dëgjoi hallet e bizneseve

 

Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, krijimi i Komisionit Parlamentar, i cili do të trajtojë çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njëjtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-ut për ndryshim/plotësimin e disa ligjeve specifike, përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK, ishin disa nga pikat kyçe të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës i diskutoi gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Përgjatë këtij takimi OAK i shprehu shqetësim kryetares Osmani për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezultat i pandemisë dhe mos reagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje, e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.

Si rezultat i kësaj, OAK bazuar në vizitat e vazhdueshme që po i bënë në teren dhe aktivitetet e saj i shpalosi kërkesat e bizneseve duke kërkuar nga Kryetarja, ashtu siç është duke kërkuar nga çdo institucion tjetër shtetëror, që të trajtohen me urgjencë këto kërkesa.

OAK theksoi faktin se Ligji aktual për Rimëkëmbje Ekonomike nuk i zgjidhë problemet e bizneseve. Për këtë arsye OAK, ka dërguar edhe rekomadimet të cilat i kemi bërë në kordiminim me sektorin e biznesit.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj, potencoi faktin se nuk mund të krijohen ligje për bizneset e pa prezencën e bizneseve.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit e falënderoi OAK-në për takimin dhe ngritjen e këtyre shqetësimeve dhe ishte e një mendimi se secili ligj i cili bëhet duhet të jetë në dakordim me sektorin përkatës i cili do të afektohet nga ligji në fjalë.

Gëzim Selimi nga Industria e mishit “Calabria”, kërkoj mbështetje nga ana e shtetit për bizneset prodhuese. Selimi, theksoi po ashtu se gjendja në terren nuk është aspak e mirë dhe se një numër i madh i qytetarëve tanë po mbesin të pa punë.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe problemet e pagimit të TVSH-së për lëndën e parë kur ajo blehet brenda vendit dhe kërkimi i mëtutjeshëm për rimbursim, përderisa kur blihet jashtë vendit nuk paguan TVSH. E po ashtu, u trajtua edhe problemet për pushimin e lehonisë me ҫ’rast bizneset po detyrohen të paguajnë dy paga për një vend pune e që një praktikë e tillë nuk është në asnjë vend të rajonit.

Nga ky takim me kryetaren e Kuvendit pas kërkesës së OAK – së u dakorduam që gjatë javës së ardhshme të organizohet një takim i veçantë në Parlamentin e Kosovës dedikuar vetëm biznesit. Të ftuar në këtë takim do të jenë deputetët e Republikës së Kosovës, vetë kryetarja e Kuvendit, së bashku me Odat dhe bizneset.

Back to top button