Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka shpalosur projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në hapësirën e Universitetit të Prishtinës, për të cilin tashmë kanë filluar punimet.

Kryetari Ahmeti theksoi se ky projekt do të ofrojë 700 vendparkingje, ndërsa mbi sipërfaqe do të ketë 13 mijë e 990 metra katrorë hapësirë gjelbëruese, ndërsa u shpreh se ky projekt që është publiko-privat është paraparë që të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.

“Ne besojmë se me projektet që i kemi përfshirë unazën goxha shumë do ta lotohet qarkullimi në qendër të qytetit, megjithatë problem nuk është vetëm mungesa e parkingjeve por edhe numri i kerreve që hyn nga vendet tjera është jashtëzakonisht i madh për të përballuar. Pra ne gradualisht po fillojmë që disa rrugë të qendrës me i mbyllë, mendoj se është mirë, mendoj se është e shëndetshme sepse kur po vjen periudha e dimrit, ne po ankohemi për ndotje, e dimë që një pjesë e ndotjes po na vjen nga makinat. Ne me këtë po mundohemi të ofrojë një zgjidhje për qendrën e qytetit, për të ofruar vende të parkingut, por në asnjë mënyrë mos të konsiderohen si parkingje shtesë. Thjesht ideja jonë është që pasi do të vazhdojmë me mbylljen e sheshit deri te katedralja, ta zgjerojmë hapësirën e parkingut apo gjelbërimin te fakulteti filologjik, të ndërtojmë një hapësirë ku und të hymë në parkingje”, tha ai.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se pas finalizimit të parkingut nëntokësor, parkingjet mbi trotuar në atë pjesë nuk do të lejohen.

Derisa ka bërë të ditur se e tërë kjo vonës e fillimit të punimeve ka ndodhur me qëllim që të gjithë drunjtë që gjendën në atë hapësirë, të ruhen dhe të zhvendosen.

“Me idenë që po krijomë vend të parkingjeve në qendër, por parkingjet mbi tokë në atë hapësirë më nuk do të lejohen. Pra jo edhe një parking nëntokësor e mandej edhe ato parkingjet në trotuare, por parking nëntokësor dhe pastaj hapësira që është qendër e qytetit e lire për qytetarët dhe pa ngarkesë të makinave. Po flasim për një projekt përafërsisht 700 vende të parkingjeve të cilat mendoj që janë të mjaftueshme…Ajo që dua të them është se një pjesë të vonesës dorën në zemër e kam shkaktuar unë, për shkak të kërkesës që e kam pasur prej kompanisë fituese që të mundohemi që çdo dru që gjendet aty të ruhet dhe të zhvendose”, shtoi ai.