Osmani i shkruan Erdoganit: Kosova është me ju

Ditëve të fundit Turqia po përballet me zjarre ku për pasojë kanë vdekur katër persona. Në këto ditë të vështira Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram solidarizues homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani ka shkruar se Kosova qëndron përkrah popullit turk dhe lutet për të gjithë të prekurit.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani në twitter.


Raportohet se nga zjarri janë djegur gjashtë provinca tërësisht dhe mijëra qytetarë kanë braktisur zonat e prekura, për shkaqe sigurie./21Media

Back to top button