Osmani i shpreh ngushëllime familjes së gazetares ukrainase që vdiq sot në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë.
Osmani përmes një postimi në Facebook u shpreh se gazetarja ukrainase ishte një zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e qëndresës në rrethana të vështira.
“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte në Prishtinë prej dy vitesh. Olha ishte një zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethana të vështira. Prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë. Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën! Kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!”, ka shkruar Presidenca në Facebook. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?