Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Erdogan do të vazhdojë ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pret të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy shteteve tona.

Presidenti turk, Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës.

Back to top button