Osmani ia thekson nevojën për liberalizim të vizave presidentes së PE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Bruksel u takua me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola me të cilën diskutuan rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane. Në një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE. “, shkroi Osmani në rrjetet sociale pas takimit.
Osmani në një intervistë për një medium holandez ka thënë se në Bruksel po shkon më shpresë, por që nuk ka pritshmëri sa i përket liberalizmit të vizave./21Media

Back to top button