Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani inkurajon Spancën që të punojë për rritje të transparencës dhe llogaridhënies publike

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca, të cilës i ka uruar detyrën duke i dëshiruar suksese në punë.
Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Spancën që të punojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.
Në anën tjetër, Spanca ka njoftuar presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.
Ajo po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button