Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit, një qytetar i Kosovës ka humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 2 mijë e 355 testime të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 22.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 562.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 507 mijë e 657 doza të vaksinës.
Deri më sot 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media