Osmani iu bashkua festës së Ditës së komunitetit turk në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në Prizren iu është bashkuar festës së 23 prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.
“I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani ka thënë se diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë./21Media

Back to top button