Osmani: Jemi në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajon

Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal.
Ajo ka theksuar se janë plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajon.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, ka dënuar Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”. Ajo ka njoftuar se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Vladimir Putin ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, janë lëshuar granatimet dhe raketat e para në Ukrainë./21Media

Back to top button