Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e Kosta Rikës

Me ftesë të Presidentit, Carlos Alvarado Quesada, presidentja, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gjatë vizitës në San José, Osmani do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera.

”Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button