Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Bruksel kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, me të cilin ka biseduar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Osmani nga kryeministri Martin në veçanti kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen.
“Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e saj duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button