Osmani kërkon që faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë

Në takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli edhe për situatën e krijuar në veri të vendit, pas vendosjes së reciprorocitetit me targat me Serbinë.
Osmani theksoi se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatan e sigurisë.
Me këtë rast Osmani kërkoi që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.
“Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim. Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon”, citohet të ketë thënë Osmani në takim.
Në raport me procesin e integrimit, Presidentja Osmani theksoi se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.
Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve./21Media 

Back to top button