​Osmani: Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që la gjurmë të pashlyeshme në luftën për liri dhe pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në njëzetë vjetorin e vrasjes.
Osmani ka thënë se kujtimi për kolonelin Zemaj vjen si thirrje që vrasja të zbardhet.
“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vije si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Heroizmi i Zemajt i jep kuptim të sotmes dhe se vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button