Osmani: Kosova do t’i sfidojë kërcënimet që i vijnë nga Rusia

“Kosova do t’i sfidojë kërcënimet që i vijnë nga Rusia, me qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për ta forcuar demokracinë dhe lirinë”, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në konferencë për media me presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Tutje Osmani ka theksuar se nëse shtetet evropiane qëndrojnë të bashkuara, do të kenë sukses në luftën kundër tiranisë dhe autokracisë.
Presidentja ka bërë të ditur se i ka kërkuar homologut të saj Levits që Letonia ta mbështet Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe BE.
Osmani e ka pritur me ceremoni të larta shtetërore homologun letonez Egils Levits./21Media

Back to top button