Sulmet e qenve endacakë ndaj mjekëve, SHSKUK shpresat tek AUV dhe Komuna

Më 21 prill, tre mjekë janë sulmuar nga qentë endacakë. Dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kurse një tjetër ka pësuar jashtë kësaj hapësire.
Shkak i sulmit në një parking prapa Klinikës së Ortopedisë, një mjeke mori lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Pas trajtimit në Klinikën Emergjente, mjekja tanimë po trajtohet në Klinikën e Infektivës dhe gjendja e saj shëndetësore për momentin është stabile, përpos dhimbjeve në regjionet e plagëve të shumta nga kafshimi i qenit.
Këtë e bërë të ditur për rtv21.tv Sadije Namani, shefe e Repartit F në Klinikën Infektive.
Numri i madh i qenve endacakë në oborrin e QKUK-së është problem serioz tash e sa kohë. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thanë për rtv21.tv se i janë drejtuar me kërkesë më herët Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komunës së Prishtinës.
“Shpresojmë se Komuna e Prishtinës dhe AUVK do t’i kenë parasysh kërkesat e SHSKUK-së”, thonë nga SHSKUK.
Nga Komuna e Prishtinës ditë më parë thanë për RTV21 se asambleja komunale më 28 prill do të shqyrtojë çështjen e lokacionit për qentë endacakë./21Media

Back to top button