Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen nga kancelari Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), sonte ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Osmani ka shkruar në Facebook se Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës sotme në Prishtinë deklaroi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës. Më pas ai vizitoi edhe Beogradin ku porositi se si një vend kandidat për anëtarësim në bllok, Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, ai të shtunënviziton Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button