Vizita e kancelarit Scholz në Prishtinë, Nikaj: Rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Prishtinë, është një lajm shumë i mirë.
Në emisionin “Argument Plus” të RTV21, Nikaj ka thënë se vizita e Scholz rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.
“Rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, rikonfirmon një vizion gjerman të artikuluar tash e sa kohë për një Ballkan në kuadër të Bashkimit Evropian…”, ka thënë ndër të tjera Nikaj.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi më 10 qershor se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës. Ai këto deklarata i bëri gjatë vizitës në Prishtinë./21Media

 

Back to top button