Osmani: Kosova krenare me partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman sot është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc-Musar, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër, këtë javë.
Osmani në platformën X, ka njoftuar se me Pirc-Musar është takuar në Samitin e Paqes.
“Në Samitin e Paqes, ishte kënaqësi të takohesha me miken time të dashur, presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar. Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë!”, ka thënë Osmani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?