Osmani: Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Franco Federici.
Me të gjitha palët, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.
Presidentja ka thënë se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës, e cila sipas saj, po dëshmon profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t’i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi./21Media


Back to top button