Osmani: Kosova sa më parë t’i bashkohet Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të NATO-s sot në Washington D.C është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Ramën.

Osmani ka njoftuar se me Ramën kanë diskutuar për qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO.

”Në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku ka publikuar një fotografi me Ramën./21Media

Back to top button