Osmani: Kosova ta ketë draftin e saj të Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që Kosova ta ketë të gatshëm një draft të Asociacionit për ta diskutuar në kuadër të dialogut me Serbinë, e jo që drafti të bëhet nga pala e Serbisë.

Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo e ka cilësuar tejet të rëndësishme çështjen e deklaratës për të pagjeturit, që pritet të miratohet sot.

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Osmani, pas homazheve në Studime të Vushtrrisë, në 24-vjetorin e masakrës.

Osmani ka deklaruar se diskutimi të pagjeturit, pasi do ta detyrojë Serbinë t’i hapë arkivat mijëra të të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk e di çfarë drafti për Asociacionin do ta prezantojë Bashkimi Evropian teksa është zotuar se nuk do t’i jepet kurrfarë pushteti ekzekutiv komunitetit serb në Kosovë.

Back to top button