Osmani krahas liderëve evropianë shpreh përkushtimin për të ardhmen euroatlanike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur përkushtimin për paqe dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës në Pragë ku po merr pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ajo ka takuar liderë nga mbarë Evropa.
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook ku ka shpërndarë fotografi nga takimet me liderët evropianë.
Paraprakisht, presidentja Osmani me të arritur në Pragë ka thënë se në këtë samit po përfaqëson Kosovën në një platformë të cilën e ka cilësuar si të rëndësishme e që sipas saj janë të janë të gjithë të barabartë./21Media
