Osmani krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova

Presidentja Vjosa Osmani, sot priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, Lukas Mandl.
Në takim, siç informoi Presidenca, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.
“Presidentja Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë”, u bë e ditur në komunikatë.
Ky mision ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani me qëllim të monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën në Kosovë më 17 tetor 2021.
Vëzhguesit evropianë sot u takuan edhe me Kryeministrin Kurti, me ç’rast u bë e ditur se zgjedhjet e vitit 2021 ishin të organizuara mirë./21Media

Back to top button