Policia ia sekuestron armët dhe municionin të miturit nga Skenderaj

Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar një  pushkë automatike AK-47, dy karikator të pushkës automatike AK-47, dy pushkë ajrore, tri armë të shkurta, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe 39 fishek të armës AK-47.
Policia ka njoftuar se armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button