Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Kroacia mbetet një kampion për anëtarësimin tonë në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq për propozimin që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.
“Faleminderit President Milanović për propozimin tuaj për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat. Kroacia mbetet një kampion i përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, ka shkruar Osmani në twitter.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button