Osmani kujton të vrarët në lagjen “Dardania” : Jemi të vendosur që betejën për drejtësi të mos e ndalojmë asnjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vrasjen e 40 shqiptarëve nga forcat serbe në lagjen ”Dardadnia“ të Pejës

“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes ‘Dardania’ në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë”.

“Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!”, ka thënë Osmani

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke përkujtuar 40 viktimat në lagjen “Dardania” në Pejë ka kërkuar drejtësi për gjithë të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe.

Kurti tha se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe kërkoi më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, tha Kurti.

Back to top button