Osmani-Listës Serbe: Jo vetëm që jam Presidente, por edhe Komandante Supreme e Ushtrisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu është kundërpërgjigjur Listës Serbe, e cila e quajti të padëshirueshme në veri.
Osmani tha se Lista Serbe është shndërruar në përfaqësim të interesave kriminale.
Ajo tha se qytetarët serbë në Kosovë nuk duhet të bien pre e propagandës së tyre, duke ua rikujtuar se ajo është presidentja e të gjithëve edhe komandante supreme e ushtrisë.
Këto komente i bëri në konferencën për medie me presidentin slloven, Borut Pahor./21Media

Back to top button