Osmani: Marrëveshja e Ohrit, trashëgimi e çmuar e kësaj gjenerate

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në përvjetorin e 21-të të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, ka thënë se kjo marrëveshje është një nga themelet e Kushtetutës.
Ai potencon se marrëveshja është modeli autentik i demokracisë funksionale multietnike.
“21 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga themelet kushtetuese, politike dhe bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Duke e ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, vazhdojmë të investojmë në modelin tonë autentik të demokracisë funksionale multietnike. Marrëveshja paraqet një trashëgimi të çmuar të kësaj gjenerate dhe një nga shtyllat kryesore të stabilitetit dhe kohezionit ndëretnik të Maqedonisë së Veriut”, ka shkrua Osmani në Facebook.
Sot është përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, marrëveshje e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001./21Media

Back to top button