Osmani me ambasadorë sot bëjnë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate sot do të bëjnë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate për media.

Ky homazh bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button