Osmani: Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Osmani ka thënë se sot duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por edhe dashurinë, mirësinë, përkujdesjen e harmoninë.
“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë! Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button