Qytetarët që kanë pasur të vaksinohen ditën e Bajramit, vaksinat do t’i marrin të mërkurën

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që kanë pasur të vaksinohen më 20 korrik, vaksinat do t’i marrin më 21 korrik.
Sipas njoftimit, kjo shtyrje e procesit të vaksinimit po bëhet për shkak të festës së Kurban Bajramit.

“Qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para. Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./21Media
Back to top button