Osmani nderohet me “Çelësin e Sofjes” në Bullgari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me “Çelësin e Sofjes”.
Osmani gjithasht ka dekoruar ushtrinë bullgare në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Në këtë ceremoni presidentja Osmani ka thënë se edhe pse Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s ajo ishte në anën e Kosovës.

“Çelësi hap dyer. Kjo vizitë zyrtare në Bullgari ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve e kryeqyteteve si dhe qytetarët tanë do t`i ofrojë më shumë ndër vete në funksion të dobisë reciproke”, ka theksuar Osmani./21Media

Back to top button