Osmani në takim me shefin e EULEX-it, diskutuan për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Sipas një komunikate nga presidenca Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie./21Media

Back to top button