Osmani nga New York kërkon përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, janë takuar sonte në New York me ftesë të shefit të diplomacisë në BE, Joseph Borrell.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet, si dhe rrugën e saj euroatlantike.
“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Osmani tutje ka theksuar se Kosova i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe se askush në rajon nuk duhet t’i shërbej si satelit asaj për destabilizim të rajonit.
Ndryshe, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell është mbajtur në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA./21Media

Back to top button