Selmanaj sqaron si u fotografua me planifikuesin e atentatit mbi Kurtin

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka dalë me një sqarim pas publikimit të një fotografie ku merrte pjesë ai dhe snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit, Albin Kurti, rezulton të ketë njohje me deputet të Kuvendit të Kosovës.
Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka treguar se si ka ardh takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë se ishte takim i rastësishëm.
Ai thotë se nuk u takua më asnjëherë me të.
“Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit. Aty kanë qenë dy mysafir nga Shkodra, miku i familjes sime dhe disa të afërm të mikut tim. Në restoran kemi qëndruar përafërsisht mbi 1 orë dhe nga ajo ditë personin në fjalë nuk e kam takuar kurrë. Pra kjo ka qenë hera e parë dhe fundit që e kam takuar dhe as atëherë dhe as sot emrin nuk ja kam ditur. Kjo ka qenë e gjitha! Çdo shpjegim apo intepretim tjetër është GABIM dhe GËNJESHTËR”, ka shkruar Selmanaj./21Media

Back to top button