Osmani: Nga viti tjetër do të rrisim mbështetjen për gratë e prekura me kancer të gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit, Presidentja Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje të gjitha grave për kontrolla të shpeshta për të parandaluar këtë sëmundje. Para fillimit të marshit tradicional “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, ajo është zotuar se që nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbështes të gjitha gratë me pako onkologjike të protezave gjoksore. Gratë që kanë luftuar dhe po luftojnë me këtë sëmundje, përmendën vështirësitë e trajtimit./21Media

Back to top button